Organizata joqeveritare CEAPALNET synon përmes veprimtarive të veta të nxisë një shoqëri të përgjegjshme, të informuar dhe të angazhuar ndaj parimeve demokratike si dhe të inkurajojë qytetarët të përfshihen në mënyrë aktive në politikë duke forcuar qëndrimet demokratike dhe mekanizmat për dialog dhe parandalimin e konflikteve.

CEAPALNET angazhohet në sektorë të ndryshëm të shoqërisë dhe në veçanti tek profesionistët e rinj, intelektualët, politikanët, akademikët, gazetarët, juristët, minoritetet dhe aktivistët e shoqërisë civile.

Environmental & Travel Journalism for The Albanian Alps
Shkollë verore

Thirrje për aplikime

Qeverisja e Mirë​

Nën moton ​​qeverisja e mirë fillon në nivel vendor programi ka në fokus organet e qeverisjes vendore në Shqipëri. Ai synon që punonjësit të përpunojnë strategji për veprimtarinë e tyre në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë dhe të standardeve ndërkombëtare.

Qytetaria Aktive

Ky program ka në fokus nxitjen e të rinjve përmes projekteve konkrete për t’i frymëzuar dhe inkurajuar ata për të marrë pjesë aktive në jetën shoqërore për​ t​ë vepruar si qytetarë aktivë si dhe trajnimin e mësimdhënësve në këtë fushë.

Shkolla ​Demokratike

Mëso dhe jeto demokracinë – kjo është motoja e Shkollës Demokratike, që ka si synimi kryesor nxitjen, mbështetjen, organizimin dhe vënien në jetë të projekteve nga vetë të rinjtë. Projetet u mundësojnë të rinjve të mbledhin në praktikë përvoja individuale.


Laboratori i Medias

Qëllimi i këtij projekti është t’u ndihmojë qytetarëve, veçanërisht të rinjve, të zhvillojnë të menduarit kritik lidhur me të kuptuarit dhe analizën e mediave si dhe t’i pajisë ata me aftësitë e nevojshme për t’u përfshirë edhe vetë në media.

Rinia Debaton

Ky projekt synon të aftësojë të rinjtë të mendojnë dhe të gjykojnë në mënyrë kritike mbi botën dhe shoqërinë si dhe të marrin pjesë aktive në diskutimet publike. Po ashtu ata mësojnë edhe si t’i prezantojnë idetë dhe mendimet e tyre për të arritur sukses në jetën shkollore dhe akademike.

Zhvillimi i Qëndrueshëm

Ky program synon që çështjet dhe konceptet e qëndrueshmërisë të përfshihen në veprimtarinë dhe strategjitë e organeve të pushtetit lokal, të organizatave joqeveritare, të nismave qytetare dhe në kurikulat shkollore dhe jashtëshkollore.


Laboratori i Historisë

​Qëllimi i projektit ​është të nxisë një qasje të re në interpretimin e historisë së Shqipërisë, në mënyrë të veçantë ndaj periudhës së regjimit totalitar komunist duke inkurajuar zbatimin rigoroz të standardeve profesionale dhe etike.

Udhëtime Edukative

Në kuadrin e projekteve me të rinjtë CEAPALNET organizon dhe udhëtime edukative, gjatë të cilave pjesëmarrësit duke u njohur me kultura dhe vende të tjera kanë mundësi të zgjerojnë horizontin dhe të njihen e të reflektojnë për tema të ndryshme historike, sociale apo kulturore.

Seminare dhe Konferenca

Me seminaret dhe konferencat CEAPALNET synon të ofrojë një hapësirë të përbashkët diskutimi dhe këmbimi pikëpamjesh dhe mendimesh për përfaqësues nga politika, ekonomia, shkenca, nga shoqëria civile dhe mediat.