Në kuadrin e projekteve me të rinjtë CEAPALNET organizon udhëtime edukative të lidhura me temat e projekteve përkatëse. Përmes këtyre udhëtimeve pjesëmarrësit kanë mundësi të zgjerojnë horizontin, të njihen dhe të reflektojnë për tema të ndryshme historike, sociale apo kulturore.
Koncepti i udhëtimeve edukative është ndërlidhja mes vizitave në vende, qytete të tjera apo qendra historike me sesione mësimore dhe pjesëmarrësit marrin pjesë aktive në to përmes referateve të shkurtra, prezantimeve apo raundeve të diskutimit dhe të reflektimit.