Me seminaret, konferencat apo eventet e ndryshme që organizon CEAPALNET synon të ofrojë një hapësirë të përbashkët diskutimi dhe këmbimi pikëpamjesh dhe mendimesh për përfaqësues nga politika, ekonomia, shkenca, nga shoqëria civile dhe mediat.
Në qendër të këtyre aktiviteteve janë probleme të rëndësishme që preokupojnë shoqërinë shqiptare në faza të ndryshme të zhvillimit të saj.