Misioni i CEAPALNET është të nxisë një shoqëri të përgjegjshme, të informuar dhe të angazhuar ndaj parimeve demokratike si dhe të inkurajojë qytetarët të përfshihen në mënyrë aktive në politikë duke forcuar qëndrimet demokratike dhe mekanizmat për dialog dhe parandalimin e konflikteve.
CEAPALNET përkrah filozofinë e aftësimit dhe shtimit të të drejtave përmes edukimit dhe një shoqëri ku pjesëmarrja e qytetarëve garanton përgjegjshmërinë e të zgjedhurve para popullit si dhe efikasitetin e procesit të qeverisjes.
CEAPALNET është i përkushtuar ndaj nxitjes dhe zhvillimit të një pjesëmarrjeje të përgjegjshme në jetën publike dhe politike të qytetarëve shqiptarë të angazhuar për të mbrojtur vlerat dhe parimet e demokracisë.
Në punën e tij CEAPALNET synon të prekë sektorë të ndryshëm të shoqërisë dhe në veçanti profesionistët e rinj, politikanët, akademikët, gazetarët, juristët, minoritetet dhe aktivistët e shoqërisë civile.
Ne i përmbushim qëllimet tona duke bashkëpunuar me organizata të tjera jofitimprurëse, me institucionet e administrates publike, shkollat, universitetet, fondacionet ndërkombëtare dhe me një partnership që përfshin sektorë të ndryshëm të shoqërisë
CEAPALNET financohet mbi bazën e projekteve, nga institucione publike dhe ato private si dhe nga donacione.
Megjithatë, forma kryesore e financimit vjen nga vetë anëtarët e tij në formë e kohës që ata vënë në dispozicion të organizatës apo të aktiviteteve dhe të shërbimeve që kryejnë në bazë.