Krimet e regjimeve totalitare janë pjesë e kujtesës kolektive jo vetëm të shqiptarëve, por të të gjitha vendeve të Evropës. Prandaj njohuritë për botën ku jeton rinia e sotme do të ishin të mangëta pa njohur historinë e vetëm 20 viteve më parë. Nga ana tjetër, rinia e sotme, që jeton në liri dhe demokraci duke njohur këtë të shkuar do të kuptojë, që asgjë nuk erdhi si dhuratë, por falë prindërve të tyre, burrave dhe grave të tjerë, që patën kurajon të shembin regjimet komuniste.
Të rinjtë shqiptarë dinë shumë pak për periudhën e sundimit të diktaturës komuniste dhe ato që dinë i dinë kryesisht nga librat dhe tregimet në shtyp. Për këto arsye CEAPALNET synon përmes programit “Laboratori i Përballjes me Historinë” të kontribuojë si në radhët e studiuesve edhe të opinionit publik për një gjykim objektiv për historinë e re të Shqipërisë në sfondin e historisë moderne të Evropës, sepse vetëm ai që nuk ka frikë të përballet me historinë e vet, mund të përballet pa probleme me të ardhmen.
Në kuadër të programit “ Laboratori i Përballjes me Historinë ” janë realizuar ndër të tjera projektet:
Po ashtu CEAPALNET ka organizuar në bashkëpunim me partnerët e tij edhe disa konferenca shkencore, ndër të tjera: