Qeverisja e Mirë dhe Politikat Publike​

Ky program ka në fokus organet e qeverisjes vendore në 12 prefekturat e Shqipërisë dhe e sheh qeverisjen e mirë si faktor kyç që duhet mbajtur parasysh në të gjithë sektorët.

Qëllimi i projektit është jo vetëm që pjesëmarrësit të thellojnë njohuritë për qeverisjen e mirë por dhe të diskutojnë e të reflektojnë për përvojat dhe sfidat e tyre në punën e përditshme apo në marrëdhëniet me administratën publike.

Ky program mbështet nga Fondacioni Hanns Seidel  dhe materialet e përgatituara për seminaret e këtij programi janë përmbledhur në formën e një broshure, të cilën e gjeni këtu.


Qeverisja e mirë dhe reforma administrative-territoriale

Parimet e qeverisjes së mirë, të vetëqeverisjes lokale, të subsidiaritetit dhe të autonomisë lokale, decentralizimi, qeverisja dhe administrimi i qëndrueshëm si dhe pjesëmarrja e komunitetit në vendimet e administratës publike, për planifikimin urban dhe rural në kuadër të reformës territoriale ishin në qendër të seminareve dhe trajnimeve të zhvilluara gjatë vitit 2016 në Shkodër, Korçë, Durrës dhe Tiranë.

Në trajtimet dhe seminaret morën pjesë punonjës dhe profesionistë të rinj nga organet e administratës lokale, të drejtorive rajonale dhe inspektoriateve për arsimin, kulturën, bujqësinë, mjedisin, nga këshillat e qarqeve, policia e shtetit si dhe përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit në këto veprimtari jo vetëm thelluan njohuritë e tyre për fushat e lartpërmendura, por zhvilluan edhe ide konkrete për t’i bërë bashkitë, njësitë administrative dhe shërbimet publike sa më të afërta për qytetarët dhe për të reaguar sa më shpejt dhe efikasitet ndaj propozimeve apo ankesave të qytetarëve.

Qeverisja e mirë dhe politikat publike

Në trajtimet dhe seminaret e zhvilluara gjatë vitit 2015 në Vlorë, Peshkopi, Gjirokastër dhe Lezhë morën pjesë punonjës dhe profesionistë të rinj nga organet e administratës lokale, të drejtorive rajonale dhe inspektoriateve për arsimin, kulturën, bujqësinë, mjedisin, nga këshillat e qarqeve, policia e shtetit si dhe përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.

Nisur nga raste konkrete nga praktika e punës së përditshme me pjesëmarrësit u trajtuan dimensionet normative dhe institucionale të qeverisjes si edhe kushtet e veçanta historike, kulturore, sociale dhe ekonomike i përcaktojnë këto dimensione, parimet e qeverisjes së mirë, etika e punonjësve të shërbimit civil dhe parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Vëmendje e posaçme iu kushtua pjesëmarrjes së komunitetit në vendimet që merr administrata publike, së drejtës së qytetarëve për të pasur akses tek informacionet dhe dokumentet e administratës dhe

Qeverisja e mirë faktor kyç për zhvillimin

Në kuadër të seminareve dhe trajtimeve për qeverisjen e mirë si faktor kyç për zhvillimin e institucioneve të administratës lokale punonjës të organeve të ndryshme të administratës publike nga prefekturat Elbasan, Kukës, Fier dhe Berat u njohën me parimet e qeverisjes së mirë dhe standardet ndërkombëtare në drejtim të etikës së punonjësve të shërbimeve publike, menaxhimit të informacionit dhe komunikimit institucional, si dhe pjesëmarrjes së komunitetit në vendimet që merr administrata publike.

Gjatë seminareve ata përpunuan dhe strategji për fusha të caktuara të veprimtarisë së tyre konkrete në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë si dhe rekomandime se si formulohen politikat brenda institucionit, si mund tö mönjanohen pengesat në komunikimin e brendshëm dhe si mund të matet zbatimi i tyre.

Në trajtimet dhe seminaret e zhvilluara në këto prefektuara gjatë vitit 2014 morën pjesë punonjës dhe profesionistë të rinj nga prefekturat, bashkitë, drejtoritë rajonale për arsimin, kulturën, bujqësinë, mjedisin apo për çështjet sociale si dhe përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.