Mënyra njëdimensionale e të menduarit politik, e cila priret më tepër ndaj konflikteve se sa gatishmërisë për kompromise, është një ndër pasojat e socializimit në një sistem diktatorial dhe mungesës së edukimit demokratik në Shqipëri, pasojë kjo cila vazhdon të ketë edhe sot efektet e saj.
Për këtë shkak është e domosdoshme që brezi i ri të mësojë nga njëra anë se politika nuk mund të përfytyrohet pa debat dhe polemika, por se megjithatë një shoqëri pluraliste kërkon një konsensus minimal për rendin politik dhe zgjidhjen e konflikteve.
Përmes seminareve dhe konkurseve që zhvillon CEAPALNET nën moton "Rinia debaton - Debati dhe vendimmarrja në demokraci" pjesëmarrësit krahas tejçimit të njohurive bazë dhe të avancuara për politikën kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre për t’u shprehur, aftësohen që të artikulojnë kundrejt institucioneve të shtetit interesat dhe kërkesat e tyre qoftë si shoqëri civile, qoftë si qytetarë.
Po ashtu ata mësojnë edhe si të debatojnë dhe t’i prezantojnë idetë dhe mendimet e tyre për të arritur sukses në jetën shkollore dhe akademike.
Në kuadër të këtij projekti CEAPALNET ka zhvilluar në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Arsimit trajnime, seminare dhe konkurse në Korçë, Elbasan, Durrës, Berat dhe Vlorë.
Projekti mbështet nga Fondacioni Hanns Seidel (Projekt Politik Kontrovers ) dhe në seminaret dhe raundet e debatit, ku të rinjtë ushtrohen asi të argumentojnë qëndrimin e tyre dhe të përballen në mënyrë të efektshme me qëndrimet të tjera pa fyer, ofenduar dhe pa u acaruar kanë marrë pjesë rreth 400 nxënës, mësues dhe instruktorë.